Fituesit e garës “Sfida e Dizajnit 2022”

Data e Publikimit 07.04.2022

Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” - ASSET në partneritet me Fondacionin IPKO kanë organizuar për të katërtin vit radhazi garën “Sfidën e Dizajnit” Si Programi ASSET ashtu dhe Fondacioni IPKO kanë një qëllim të ngjashëm, për të mbështetur dhe përgatitur të rinjët e Kosovës për jetë dhe punë në shekullin 21. Qëllimi i sfidës së këtij viti ishte të bashkonte mendje të reja dhe inovative nga shkolla të mesme të ndryshme nga gjithë Kosova për të garuar në pesë sfidat e më poshtme:

1. Krijimi i videove të karrierës;
2. Krijimi i pajisjes për matjen e nivelit të zhurmës;
3. Krijimi i pajisjes për kursimin e energjisë elektrike;
4. Krijimi i fermës së mençur për rritjen e bimëve;
5. Zgjidhja e një problemi në shkollë.

Nxënësve u është kërkuar të krijonin pajisje inovative që synojnë të ndihmojnë komunitetin në të cilin ata jetojnë. Në vitin e 4-të të organizimit të kësaj gare gjithsej 20 shkolla nga e gjithë Kosova dorëzuan 39 projekte. Këto projekte ishin argëtuese dhe njëkohësisht sfiduese për nxënësit sepse, siç e theksuan ata, për të punuar në to nevojitej një mendësi e hapur dhe shansi për të përsosur shkathtësitë krijuese. Nxënësit theksuan se gjatë punimit në projekte arritën të përforcojnë shkathtësitë e tyre në ndarjen e njohurive me të tjerët, zgjidhjes së sfidave me fleksibilitet, përmirësimin e aftësive të tyre të forta dhe komunikimin efektiv brenda ekipeve të tyre.

Panelet e vlerësimit përbëheshin nga përfaqësues të USAID, MASHTI, MZHE, FLOSSK, Cacttus Education, BONEVET, SmartBits, TOKA, IPKO Foundation, Flammorum dhe ekipit të Programit ASSET.

Programi në bashkëpunim me Fondacionin IPKO organizuan më 17 mars 2022 një ekspozitë të projekteve fituese dhe ceremoninë e ndarjeve të çmimeve për shkollat fituese. Në ceremoni të pranishëm ishin përfaqësues të MASHT-it, USAID-it, nxënësit, mësimdhënësit, pjesëtarët e panelit vlerësues dhe organizatat partnere.

Momente nga ceremonia e ndarjes së çmimeve

Fituesit e “Sfida e Dizajnit 2022”:

Sfida për krijimin e videove të karrierës:
• Vendi i parë: “Xhevdet Doda” – Prishtinë
• Vendi i dytë: “Qendra e Kompetencës” - Ferizaj
• Vendi i tretë: “Kuvendi i Arbërit” – Prizren

Për të parë videot e plota të shkollave fituese në sfidën “Video e karrierës-profesioneve” ju lutemi vizitoni Busulla.COM

Për të parë videot e plota të shkollave fituese në sfidën “Video e karrierës-profesioneve” ju lutemi vizitoni Busulla.COM.

Sfida për krijimin e pajisjes për matjen e nivelit të zhurmës:
• Vendi i parë: “Xhevdet Doda” – Prishtinë
• Vendi i dytë: “Qendra e Kompetencës” - Ferizaj
• Vendi i tretë: “Kuvendi i Arbërit” – Prizren

Sfida për krijimi i pajisjes për kursimin e energjisë elektrike u diskualifikua nga gara për arsyje se punimet e dërguara nuk i plotësuan kriteret e kërkuara.

Sfida për krijimin e fermës së mençur për rritjen e bimëve:
• Vendi i parë: “Gjon Buzuku” - Prizren
• Vendi i dytë: “Kuvendi i Lezhës” - Viti
• Vendi i tretë: “Jeta e Re” – Suharekë

Sfida për zgjidhjen e një problemi në shkollë apo komunitet:
• Vendi i parë: “Kuvendi i Arbërit” - Ferizaj
• Vendi i dytë: “Xhavit Ahmeti” - Gjilan
• Vendi i tretë: “Fan S. Noli” – Podujevë

Shkollat fituese të vendit të parë pranuan kuponë me vlerë 700€.
Shkollat fituese të vendit të dytë pranuan kuponë me vlerë 500€.
Shkollat fituese të vendit të tretë pranuan kuponë me vlerë 300€.

Programi ASSET po ashtu shpërbleu shkollat pjesëmarrëse me kupon në vlerë 100€ për secilin punim të dërguar. Kuponët me vlerë monetare do të përdoren për blerjen e pajisjeve shtesë për punë praktike me nxënës.

Çmime të veçanta u sponsorizuan nga KCDF, BONEVET, Flammorum dhe FLOSSK.

KCDF do të ofrojë: Mbulimin 100% të kostos së certifikimit në ECDL START (katër module te ECDL-se si dhe koston e regjistrimit, që vlen për të gjitha modulet anë e mbanë botës) si dhe librat dhe e-contents për modulet përkatese, në vlerë prej 105 EUR / person. Kjo është ofruar për 10 nxënës që kanë punuar në projektin fitues për krijimin e videos së profesioneve.

BONEVET do të ofrojë: Voucher/Kuponë për trajnime me vlerë nga 200 € për dy nxënës nga shkolla fituesenë kategorinë “Zgjidhja e një problemi në shkollë apo komunitet”.

Flammorum, kompani për video animacion, do të ofrojë: Punë praktike me pagesë për një nxënës të shkollës nga ekipi fitues në kategorinë për krijimin e videos së profesioneve.

FLOSSK do të ofrojë: Trajnimin për nga një nxënës nga shkollat fituese në kategoritë “Krijimi i pajisjes për matjen e nivelit të zhurmës” dhe “Krijimi i fermës së mençur për rritjen e bimëve”. Trajnimi do të jetë Zhvillimi i prototipeve në IoT.